Botë

Punëtoret e seksit në Shkup marshojnë kundër dhunës ndaj tyre

Punëtoret e seksit në Shkup, në ditën botërore kundër dhunës ndaj tyre marshuan sot në qendër të Shkupit për të kërkuar vëmendjen e autoriteteve dhe ndalimin e krimeve dhe të dhunës kundër tyre.

Bashkë me to marshuan edhe dhjetëra aktivistë për të drejtat dhe mbrojtjen e tyre.

Në Maqedoni njoftimet janë të ndryshme në lidhje me numrin e punëtoreve të seksit që shkojnë nga tre apo pesë mijë deri në disa herë më shumë se kaq./VoA