Sulmohet anija me emigrantë në Detin e Kuq, 31 të vdekur

Sulmohet anija me emigrantë në Detin e Kuq, 31 të vdekur

17 March 2017 15:42

Gjenevë, 17 mars - Të paktën 31 persona kanë vdekur dhe 80 të tjerë janë plagosur nga sulmi ajror i kryer ndaj anijes me emigrantë somalezë në brigjet e Detit të Kuq në Jemen, ka konfirmuar zëdhënësi i Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM) Joel Millman.

Sipas tij, në mesin e viktimave ka gra dhe fëmijë, raporton AA. Millman, tha se sulmi ka ndodhur mbrëmë dhe se është kryer me ndihmën e helikopterëve.

Millman, tha se anija ishte plot me emigrantë somalezë të cilët janë përpjekur të mbërrijnë në Sudan. Sipas informacioneve të mëparshme, jetën e kanë humbur 31 persona.

Të plagosurit janë shtruar në spital, ndërsa 24 në mesin e tyre janë në gjendje të rëndë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme