Bukuresht, 29 nëntor – Gjashtëdhjetë për qind e rumunëve deklaruan miratimin e tyre për bashkimin me Republikën e Moldavisë, ndërkohë që 27% e kundërshtuan, sipas një sondazhi të ”Avangarde”, publikuar dje, transmeton ATSH raportimin e Agerpresit.
Sipas kompanisë së sondazheve ”Avangarde”, pyetjes ”A jeni personalisht dakord apo jo me bashkimin e Rumanisë me Republikën e Moldavisë?”, 59 u përgjigjën ”po”, 27% ”jo” dhe 14% ”nuk e di/nuk dua të përgjigjem”.
Po sipas këtij sondazhi, 85% e qytetarëve u përgjigjën se ishin krenarë që ishin rumunë, tetë për qind ”jo” dhe shtatë për qind ”nuk e di/nuk dua të përgjigjem”.
Të pyetur se cilët ishin fqinjët më të ngushtë të Rumanisë, 49% thanë Hungaria, 19% Ukraina, 14% Moldavia, 11% Serbia dhe 4 % Bullgaria.
Ky sondazh u realizua gjatë datave 15-17 nëntor, me 807 persona dhe me marzhë gabimi 3,2%.
-
Shumica e zviceranëve mbështesin kufizimin e popullsisë në 10 milionë, thotë sondazhi
-
BE-ja mirëpret rezultatin e zgjedhjeve në Moldavi: Fitoi demokracia dhe vullneti i popullit
-
Partia pro-BE në Moldavi drejt fitores
-
Zgjedhjet në Moldavi, partia pro-evropiane kryeson me 42%
- BE-ja me gjithë sanksionet e padrejta ndaj Kosovës nuk i ka kthyer kosovarët kundër saj