Botë

Serbia i jep simbolikë importit të avionëve luftarakë nga Rusia

Descriptive Text

E përditshmja e Beogradit, “Novosti” shkruan sot se Rusia do t’ia dorëzojë Serbisë avionët luftarakë “Mig” në ditën kur filluan bombardimet e NATO-s mbi këtë vend, transmeton Koha.net.

Ka shumë gjasë që avionët “Mig 29” të blerë nga Rusia të arrijnë në një ditë simbolike, më 24 mars, në 18-vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi caqet strategjike të Jugosllavisë së atëhershme, shkruan kjo gazetë, transmeton Koha.net.

“Pakoja e marrëveshjes midis Beogradit e Moskës, me vlerë 185 milionë euro, parasheh, përveç gjashtë “Mig 29” në gjendje operative, edhe dërgimin e raketave...”, shkruan “Novosti”.

Në saje të kësaj blerjeje Serbia do të ketë në dispozicion eskadrilën prej dhjetë avionësh luftarakë, të gatshëm për të mbrojtur hapësirën ajrore të vendit, shkruan gazeta.