Trump mjaft i shqetësuar me afrimin e uraganit Irma

Trump mjaft i shqetësuar me afrimin e uraganit Irma

08 September 2017 09:31

Presidenti amerikan, Donald Trump shprehu sot shqetësim të thellë me afrimin e uraganit Irma, i cili deri më tani ka shkaktuar dëme të rënda në Karaibe dhe janë regjistruar rreth 10 të vdekur.

“Jemi mjaft të shqetësuar, po punojmë shumë fort”, deklaroi ai në Zyrën Ovale në Uashington.

“Florida është përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme, tashmë është e drejtë të bëhet e ditur se çfarë do të ndodhë”, shtoi presidenti, ndërsa Irma pritet të godasë këtë fundjavë këtë shtet në pjesën juglindore të SHBA-ve.

“Mendojmë të përgatitemi në mënyrën më të mirë të mundshme. Solidarizohemi me banorët e Floridës”, u shpreh presidenti Trump, i cili para një jave vizitoi Teksasin në rajonet e shkatërruara nga uragani Harvey.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme