Tërmet i fuqishëm godet Meksikën

Tërmet i fuqishëm godet Meksikën

08 September 2017 09:10

Tërmeti më i fuqishëm që nga viti 1985 ka goditur Meksikën, me magnitudë prej 8 shkallë sipas Rihterit.

Raportohet që së paku 2 njerëz kanë vdekur. Epiqendra e tërmetit ishte rreth 100 kilometra në jugperëndim dhe thellësia e tij ishte 35 kilometra. Menjëherë është lëshuar edhe alarmi për cunami dhe vlen për shtetin e Meksikës, Guatemalës, El Salvadorit, Kostarikës, Nikaraguas, Panamasë dhe Hondurasit.

Tërmeti është ndjerë edhe në kryeqytetin meksikan e njerëzit menjëherë u përfshinë nga paniku. Shumë qytete meksikane kanë mbetur pa rrymë. Tërmeti i fundit me magnitudë të këtillë që kishte prekur Meksikën kishte lënë mijëra të vdekur. E pos tërmetit, Meksika po kërcënohet edhe nga uragani Katia.

Uragani i kategorisë së parë ndodhet rreth 300 kilometra larg brigjeve të Meksikës.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme