Hetuesit gjermanë po dyshojnë për hyrje të paautorizuar dhe ndërhyrje të mundshme në gypin e furnizimit me ujë në një kazermë të madhe të Forcave Ajrore në perëndim të Gjermanisë, njoftuan autoritetet.
Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Arne Collatz, ka thënë se ka dyshime për përpjekje ose faktikisht hyrje ilegale, si dhe sabotim, në kazermën Wahn jashtë Këlnit, raportoi AP.
Një vrimë është gjetur gjatë natës te gardhi i objektit në një zonë pranë gypit dhe zyrtarët nuk mund ta përjashtojnë kontaminimin, ka thënë zëdhënësi i ushtrisë, Ulrich Fonrobert. Kazerma u mbyll për disa orë në rast se personi apo personat që e kishin bërë atë gjendeshin ende brenda, por askush nuk u gjet dhe portat u rihapën.
Duke folur jashtë kazermës, Fonrobert ka thënë se është ngrehur alarmi nga një raport për “vlera anormale të ujit”.
Nuk u raportua për të sëmurë nga një kontaminim i mundshëm.
-
Gjermania arreston një të dyshuar për një seri sulmesh ndaj sistemit energjetik
-
Policia gjermane çaktivizon 21 mjete shpërthyese të gjetura në lindje të vendit
-
Policia e Berlinit heton një zjarr në një nënstacion mes një sërë sulmesh ndaj rrjetit elektrik
-
Zjarrvënie në një kompani të mbrojtjes në Mynih, policia gjermane nis hetimet
-
Gjermania heton mundësinë e sabotimit, në dy raste të ndara të ndërprerjes së energjisë