Zëvëndëspresidentja amerikane Kamala Harris do të mbajë fushatë në shtetin Wisocnsin të martën për herë të parë si kandidate presidenciale pasi mjaft delegatë u zotuan ta mbështesin atë, duke ia hapur kështu rrugën për nominim, raporton Reuters.
Më pak se 36 orë pasi Bideni mbështeti Harrisin, ajo siguroi nominimin mbrëmjen e së hënës duke fituar mbështetjen e shumicës së delegatëve të partisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sonte jam krenare se sigurova mbështetjen e nevojshme për t’u bërë e nominuara e partisë sonë”, tha Harrisi në një deklaratë. “Pres me padurim ta pranoj formalisht nominimin”.
Një sondazh jozyrtar i delegatëve nga “Associated Press” tregoi se Harris ka mbështetjen e më shumë se 2500 delegatëve, nga 1976 që nevojiten për t’u nominuar.
Udhëtimi për në Wisconsin ofron një mundësi tjetër për ish-prokuroren 59-vjeçare të Kalifornisë për ta rifilluar fushatën e demokratëve dhe të tregojë se është në gjendje ta mundë Trumpin.
Wisconsin bashkë me Michiganin dhe Pennsylvanian është në mesin e tri shteteve që konsiderohen të nevojshme për fitoren e çdo kandidati dhe ku Bideni mbeti pas Trumpit.
LEXO EDHE: