Kryeministri sllovak, Robert Fico, është në gjendje të qëndrueshme por ende të rëndë, kanë deklaruar të enjten zyrtarë të spitalit ku po trajtohet, pasi u sulmua me armë zjarri një ditë më parë.
Mjekët janë duke vazhduar trajtimin e Ficos, në një përpjekje për ta përmirësuar gjendjen e tij, ka thënë ministri sllovak i Mbrojtjes, Robert Kalinak, raporton AP.
Nga qeveria kanë thënë se Fico është qëlluar pesë herë të mërkurën, jashtë një qendre kulturore, derisa po takonte me mbështetësit e tij.
I dyshuari është dërguar në mbajtje, derisa një hetim fillestar ka gjetur “motiv të pastër politik” prapa përpjekjes për vrasje, ka deklaruar të mërkurën ministri i Brendshëm, Matus Sutaj Estok.
Fico ka qenë prej kohësh një figurë përçarëse në Sllovaki dhe më gjerë, por rikthimi i tij vitin e kaluar me një mesazh pro-rus dhe anti-amerikan, çoi në shqetësime edhe më të mëdha midis anëtarëve të tjerë të Bashkimit Evropian se ai do ta çonte vendin e tij larg rrjedhave kryesore të Perëndimit.
-
Kryeministri sllovak dërgohet në kryeqytet
-
Kryeministri sllovak jashtë rrezikut për jetën
-
Gjendja e Ficos është ende serioze, thonë zyrtarë të Qeverisë sllovake
-
Fico i nënshtrohet edhe një operacioni, gjendja e tij mbetet e rëndë
-
Gjendja e kryeministrit sllovak kritike, por ai është në gjendje të flasë