Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Borrell: Rezultati i luftës në Ukrainë do të vendoset këtë pranverë ose verë

Josep Borrell

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka deklaruar se rezultati i luftës në Ukrainë do të vendoset këtë pranverë ose verë.

Këtë deklaratë shefi i diplomacisë së Be-së e ka dhënë të enjten pas takimeve që ka realizuar në Uashington, raportoi Reuters.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Duke bërë thirrje për mbështetje të qëndrueshme për Ukrainën mes dyshimeve për vazhdimin e ndihmës ushtarake të SHBA-së për Kievin, Borrelli ka thënë se Ukraina “nuk mund të pres deri në rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të SHBA-së në nëntor”.

Ndryshe nga deklarimet e Borrellit, ekspertët ndërkombëtarë të sigurisë kanë thënë se presin ofensivë të madhe ruse këtë verë.