Botë

OKB-ja synon të diskutojë me Putinin mbi termocentralin e Zaporizhzhias

Shefi i mbikëqyrjes bërthamore të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Rafael Grossi, ka thënë se synon t’i diskutojë planet e Rusisë për termocentralin e pushtuar bërthamor Zaporizhzhia të Ukrainës, kur të takohet me presidentin rus Vladimir Putin.

Grossi do të niset në Rusi të martën, e ka thënë se pret të bisedojë me Putinin për statusin e ardhshëm të uzinës.

Zaporizhzhia është termocentrali më i madh bërthamor në Evropë. Ai i ka humbur të gjitha linjat e jashtme të energjisë elektrike tetë herë në 18 muajt e fundit, duke u detyruar të mbështetet në gjeneratorët me naftë. Zaporizhzhia ishte pushtuar tërësisht nga ushtria ruse, duke marrë nga brenda edhe termocentralin.

“Siç ndodh, kur kam një takim me një lider botëror që ka përgjegjësi, dhe në veçanti një shtet posedues të armëve bërthamore, anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit, nuk mund të përjashtoj që të diskutohen gjëra të tjera”, ka thënë Gross.