Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

SHBA-ja lëshon ndihmat e para nga ajri në Gazë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë filluar lëshimin e ndihmave nga ajri në Gaza nga aeroplanët, shkruan CNN.

U hodhën 66 pako ndihme, 22 nga secili prej tre aeroplanëve që fluturonin mbi Gaza.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pakot përmbanin ushqime, por jo ujë dhe pajisje mjekësore.  Pakot përmbanin 30 mijë shujta. 

Më parë, Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dërguan ndihma humanitare nga ajri. SHBA-ja po e bën për herë të parë.

Presidenti Joe Biden e paralajmëroi vendimin gjatë ditës së djeshme.

Numri total i të vdekurve si pasojë e luftës mes Hamasit dhe Izraelit ka shkuar në mbi 30 mijë, që kur ka nisur luftimet më 7 tetor.