Botë

Vuçiqi e çon Beogradin në zgjedhje të reja pas akuzave për manipulime

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të shtunën ka vendosur që Beogradi të shkojë në zgjedhje të reja pas akuzave të shumta për manipulime të votave.

Zgjedhjet e dhjetorit në Beograd i fitoi partia e Vuçiqit, SNS. Por procesi është kritikuar për shumë parregullsi nga organizatat perëndimore. Gjermania ishte më e zëshmja në këtë aspekt.

Opozita në Serbi mbajti protesta pas zgjedhjeve, duke kërkuar zgjedhje të reja në Beograd, pasi ishin të bindur se ato ishin të manipuluara.

Vuçiqi konfirmoi se në Beograd do të ketë zgjedhje të reja gjatë mbledhjes së kryesisë së partisë. Data do të caktohet më vonë. 

Zgjedhjet në Serbi u fituan bindshëm nga partia e Vuçiqit.