Kryeministri holandez, Mark Rutte, ka nënshkruar të premten një marrëveshje sigurie dhjetëvjeçare me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në qytetin ukrainas të Kharkivit.
Holanda është bërë kombi i fundit që ka nënshkruar një angazhim për sigurinë me Ukrainën, pas Danimarkës, Francës, Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, raportoi AP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Ne po bëjmë së bashku një hap të madh duke nënshkruar një marrëveshje 10-vjeçare të sigurisë midis dy vendeve tona”, ka thënë Rutte.
Zelensky ka mohuar vazhdimisht se marrëveshjet e sigurisë me vendet perëndimore po bëheshin për shkak të zvogëlimit të mbështetjes së SHBA-së, duke këmbëngulur që çdo komb ka diçka unike për të kontribuar për kombin që po luftonte.
Rutte është një nga liderët e paktë të huaj që vizitoi qytetin lindor të Ukrainës, Kharkiv, i cili është afër kufirit me Rusinë.