Botë

Irani mban zgjedhjet e para pas protestave masive

Votimet janë duke u zhvilluar në Iran, në zgjedhjet e para që nga protestat antiqeveritare në vitin 2022.

Zgjedhjet e së premtes shihen si të test vendimtar i legjitimitetit dhe mbështetjes kombëtare për udhëheqjen e Iranit.

Shumë iranianë hezitojnë të votojnë ose zgjedhin të mos votojnë që nga protestat e vitit 2022, të nxitura nga vrasja e gruas së re, Mahsa Amini, në moshën 22-vjeçare, nga policia e moralit. Ajo ishte vrarë për veshjen “e papërshtatshme” të shamisë.

Më shumë se 6.1 milionë njerëz kanë të drejtë për të votuar. Dy votime të veçanta do të mbahen të premten: njëra për anëtarët e parlamentit dhe tjetra për të zgjedhur anëtarët e Kuvendit të Ekspertëve.

Kuvendi zgjedh dhe mbikëqyr figurën dhe komandantin më të fuqishëm të Iranit, liderin suprem – i cili merr vendimet kryesore në probleme të rëndësishme për votuesit, si liria shoqërore dhe kushtet ekonomike.

Pjesëmarrja e votuesve pritët të jetë e ulët, me një agjenci shtetërore të sondazheve që parashikon 41% pjesëmarrje në zgjedhjet e parlamentit – që do e bënte pjesëmarrjen më të ulët prej 12 votimeve të fundit.