Botë

Yulia Navalnaya falënderon bashkëshortin për “26 vjet të lumturisë absoulute”

Descriptive Text

Bashkëshortja e Alexei Navalnyt ka nderuar burrin e saj teksa ai është varrosur në një varrezë në Moskë, dy javë pas vdekjes së tij në burg.

Yulia Navalnaya, e cila nuk e ka ndjekur varrimin e bashkëshortit të saj pasi nuk ndodhet në Rusi, e ka falënderuar Navalnyn për “26 vjet të lumturisë absolute-madje edhe në tri vjetët e fundit”, raportoi Sky News.

“Për dashurinë, për mbështetjen që ma ke dhënë gjithmonë, për shkak se mw ke bërë për të qeshur madje edhe nga burgu, për faktin se ti gjithmonë ke menduar për mua. Nuk e di se si do të jetojë pa ty, por do të mundohem t’ju bëjë të lumtur dhe krenar edhe atje. Nuk e di nëse do të mund të duroj, por do të mundohem. Një ditë do të takohemi”, ka thënë Navalnaya në një mesazh me video në X.

Navalny është varrosur të premten, dy javë pasi është raportuar i vdekur nga autoritetet ruse të burgut.