Ka shkuar në 46 numri i të vdekurve nga zjarri i madh që shpërtheu në një ndërtesë shumëkatëshe në kryeqytetin e Bangladeshit, Dhaka.
Sipas mediave lokale, zjarri filloi në një restorant në pronën shtatëkatëshe rreth orës 22:00 me orën lokale të enjten, raportoi BBC.
Shtatëdhjetë e pesë persona u shpëtuan dhe dhjetëra u dërguan në spital. Zjarri është vënë nën kontroll pas dy orësh.
Shkaku i zjarrit është duke u hetuar.
Një zyrtar i shërbimit zjarrfikës ka thënë se ndërtesa nuk kishte një dalje emergjence dhe bombolat e gazit të gatimit mbaheshin në shkallët dhe kuzhinat e restoranteve.
Ministrja e Shëndetësisë, Samanta Lal Sen ka thënë se të paktën 33 persona, përfshirë gra dhe fëmijë, ishin deklaruar të vdekur në Spitalin e Kolegjit Mjekësor të Dhakës.
Kompleksi në të cilin ndodhet ndërtesa përmban edhe restorante të tjera, si dhe disa dyqane veshjesh dhe celularësh.