Të paktën 43 persona kanë vdekur si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një ndërtesë shumëkatëshe në Dhaka të Bangladeshit, raportoi të enjten BBC-ja.
Siç është bërë e ditur, zjarri ka filluar në një restorant dhe është përhapur në tërë ndërtesën, duke bllokuar dhjetëra njerëz.
Ministrja e Shëndetësisë e Bangladeshit, Samanta Lal Sen, ka thënë se përveç viktimave, dhjetëra persona të tjerë janë lënduar.
Autoritetet kanë thënë se zjarri është lokalizuar, mirëpo nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar.