Ushtria izraelite ka publikuar pamje të turmës së palestinezëve të mbledhur të enjten rreth kamionëve me ndihma në Gaza.
Ushtria ka thënë në një deklaratë se “turma e palestinezëve ka sulmuar kamionët dhe se si rezultat, dhjetëra persona janë vrarë nga mbipopullimi”.
Dëshmitarët e rastit kanë thënë se trupat izraelite hapën zjarr ndaj njerëzve që po prisnin për ndihma.
Më shumë se 100 persona kanë mbetur të vdekur nga sulmi izraelit derisa po prisnin për ndihma, duke e çuar numrin e të vdekurve që nga fillimi i luftës Izrael-Hamas në më shumë se 30,000, sipas zyrtarëve shëndetësorë.
Grupeve të ndihma u është bërë pothuajse e pamundur që të dërgojnë ndihma në Gaza, për shkak të vështirësive për tu koordinuar me ushtrinë izraelite.
Sipas OKB, një e katërta e popullsisë prej 2,3 milionë palestinezë në Gaza përballen me uri, derisa 80% e tyre janë larguar nga shtëpitë e tyre.
A Humanitarian Aid Massacre happened in Gaza today.
— Khalissee (@Kahlissee) February 29, 2024
Hungry Palestinians gathered waiting for food aid.
Israel shot them.
This wasn't aerial bombardment. This was a ground-level assassination.
104 innocent civilians were killed. pic.twitter.com/Ucm0X2eqYT