Botë

S’ka mbetur sistem shëndetësor në Gaza për të cilin do të mund të flitej – thuhet në KS të OKB-së

Sekretar i Përgjithshëm i Organizatës Mjekët pa Kufij (MSF), Chris Lockyear, ka thënë se “nuk ka sistem shëndetësor të mbetur në Gaza për të cilin mund të flitet” dhe se “përgjigja humanitare në Gaza sot është një iluzion”, ndërsa ka folur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së të enjten.

ka theksuar se ishte “një iluzion që përjetëson një narrativë se kjo luftë po zhvillohet në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”.

“Nuk ka sistem shëndetësor të mbetur në Gaza për të cilin mund të flitet. Ushtria e Izraelit ka shkatërruar spital pas spitali. Çfarë ka mbetur është shumë pak përballë asaj kërdie. Është absurde”, ka thënë ai.

“Arsyetimi i dhënë është se objektet shëndetësore janë përdorur për qëllime ushtarake, por ne nuk kemi parë asnjë dëshmi të verifikuar në mënyrë të pavarur për këtë”.

Lockyear ka deklaruar në KS të OKB-së se kur spitali e humb statusin e të qenit i mbrojtur, çdo sulm duhet të bëhet duke u nisur nga masat paraprake, duke ruajtur të drejtën ndërkombëtare. Në vend të kësaj, Lockyear ka theksuar se në Gaza sistemi mjekësor është lënë tërësisht jofunksional.