Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kapet rrjeti i trafikimit me njerëz në Spanjë, lirohen 21 viktima

Policia spanjolle

Të paktën 15 persona janë arrestuar të enjten në Spanjë nën dyshimin se janë pjesë e një rrjeti kriminal të trafikimit të qenieve njerëzore.

Operacioni ka përfshirë shtatë bastisje në provincën jugore të Sevillës, është arritur të lirohen 21 viktima, raportoi “Euronews”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Viktimat të cilët ishin kryesisht nga Moldavia dhe Rumania, janë mbajtur në kushte mizore dhe janë privuar nga ushqimi dhe uji gjatë ditëve të gjata të punës, kanë thënë autoritetet spanjolle.

Siç raportohet, ata shfrytëzoheshin në sektorin e bujqësisë.

Ata u rekrutuan në vendet e tyre të origjinës përmes reklamave dhe rrjeteve sociale, duke ofruar punë në Spanjë me kushte dhe paga fiktive pune.

Drejtuesit e rrjetit kriminal do të përballen me akuzat e trafikimit të qenieve njerëzore për shfrytëzim pune, falsifikim dhe vjedhje identiteti.