Botë

Biden: Civilët në Gaza janë të pambrojtur

 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Joe Biden, ka thënë se civilët në Rripin e Gazës janë të ekspozuar dhe të pambrojtur ndaj sulmeve izraelite, duke bërë thirrje që të bëhen përpjekje “të besueshme” për t’i mbrojtur.

Në një reagim publik, Biden është shprehur se civilët e Gazës duhet të dërgohen në vendstrehim, pas sulmit izraelit në Rafah që i la të vdekur mbi 50 persona.