Ushtria e Irakut avancon në perëndim të Mosulit

Ushtria e Irakut avancon në perëndim të Mosulit

07 March 2017 09:58

Forcat irakiane të sigurisë morën kontrollin e degës kryesore të Bankës Qendrore në Mosul, si dhe konfiskuan një ndërtesë që shërbente si gjykatë e grupit militant Shteti Islamik.

Gjykata ka qenë e njohur për dënime të ashpra, përfshirë vrasje me gurë, hedhje e njerëzve nga çatitë e ndërtesave dhe prerje duarsh.

Mosuli, qyteti i dytë më i madh i Irakut, ka rënë nën kontrollin e militantëve islamikë qysh në vitin 2014.

Ushtria irakiane, me mbështetjen e koalicionit që udhëheq SHBA-ja, ka rikthyer pjesën lindore të qytetit në muajin janar, ndërsa po lufton edhe për anën perëndimore.

Ushtria ka marrë tashmë nën kontroll disa lagje, ura, ndërtesa qeveritare dhe ka vrarë dhjetëra militantë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme