Zyrtarët e Azerbajxhanit kanë thënë se vendi mund ta arrijë një marrëveshje paqeje me Armeninë për t’i dhënë fund konfliktit të gjatë e ofensivës në shtator për ta marrë kontrollin e rajonit Nagorno-Karabakh.
Përballë një avancimi ushtarak, më shumë se 100,000 njerëz u larguan nga enklava, e cila pas një lufte në vitet 1990 ka qenë nën kontrollin e forcave etnike armene, të mbështetura nga Armenia.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAvancimi i ushtrisë e la rajonin të shkretë duke bërë që kryeministri armen, Nikol Pashinyan, të pretendojë se ishte akt i spastrimit etnik, gjë të cilën e mohoi Azerbajxhani.
Të dyja palët këmbyen të burgosur të luftës më 13 dhjetor, veprim ky i rrallë, raportoi Guardian.
Presidenti azerbajxhanas, Ilham Alyev, u takua me Pashinyanin më 26 dhjetor për bisedime bilaterale, takimi i parë i dy liderëve që nga eksodi masiv.
Të dyja palët kanë shkëmbyer drafte për një marrëveshje paqeje të shkurtër. Elchin Amirbayov, i dërguar i presidentit azerbajxhanas, ka thënë se vendi po pret përgjigjen e Armenisë mbi draft propozimet.