Një prezantuese e lajmeve në BBC aksidentalisht është kapur duke ngritur gishtin e mesit në fillim të programit dhe më pas ka kërkuar falje për “shakanë pakripë” që ishte për miqtë e saj e jo për të dalë në transmetim direkt.
Të mërkurën Maryam Moshiri u pa në fillim të lajmeve të mesditës me gishtin e mesit përpjetë.
Ajo shpejt uli gishtin para se të fillonte të lexonte kryetitujt e lajmeve.
Të enjten ajo ka shkruar në platformën X duke kërkuar falje dhe duke shpjeguar se po bënte shaka me ekipin përreth dhe se po bënte sikur po numëronte duke përdorur gishtat.
“Kur erdhëm te njëshi unë ngrita gishtin si shaka dhe nuk e kuptova se do të kapej në kamerë”, shkroi ajo.