Botë

Familja koreano-veriore që rrezikoi ekzekutimin për të ikur me varkë

Foto: BBC
 

Më herët këtë vit, Kim bëri një ikje thuajse të pamundur nga Koreja e Veriut. Ai iku nëpërmjet detit së bashku me gjithë familjen – përfshirë bashkëshorten shtatzënë, nënën e tij, familjen e vëllait dhe, po ashtu, një urnë ku mbante hirin e babait

Ata ishin personat e parë që ikën nga Koreja e Veriut këtë vit dhe arritën në Kore të Jugut. Kur Covidi goditi, Qeveria e Koresë së Veriut bëri panik dhe izoloi vendin nga pjesa tjetër e botës, duke mbyllur kufijtë dhe duke e ndaluar tregtinë.

Ikjet, dikur shumë të zakonshme, thuajse ndaluan tërësisht.