Botë

Kushtetuesja në Peru urdhëron lirimin e ish-presidentit Fujimori

Gjykata Kushtetuese e Perusë ka urdhrëuar lirimin e menjëhershëm të ish-presidentit Alberto Fujimori (85), që po vuan 25 vjet burgim, raporton agjencia “AP”.

Kushtetuesja në Peru kërkoi lirimin e Fujimorit për shkaqe humanitare.

Fujimori është dënuar me 25 vjet burgim në lidhje me vrasjen e 25 peruanëve në vitet e 90-ta nga një skuadër vrasëse.

Gjykata Kushtetuese kishte vendosur edhe në vitin 2017 për ta falur Fujimorin, për shkaqe humanitare, por më vonë anuloi vendimin.

Por, në vendimin e marrë të martën, Gjykata Kushtetuese e Perusë u ka bërë thirrje autoriteteve peruane që Fujimori të lirohet menjëherë.

Fujimori në vitin 2009 u dënua me 25 vjet burgim nën akuza për shkelje të të drejtave të njeriut.

Ai u akuzua se ishte koka prapa vrasës së 25 peruanëve nga një ekip i ekzekutorëve në ushtrinë e Perusë, gjatë viteve 1990-2000, sa ishte Fujimori në krye.