Një sulm me dron i ushtrisë nigeriane vrau aksidentalisht të paktën 85 civilë që po merrnin pjesë në një festival mysliman, kanë pranuar forcat e armatosura të vendit, shkruan The Guardian.
Fshatarët në Tudun Biri në shtetin Kaduna ishin mbledhur për festimin e Mauludut kur rreth orës 21:00 dëgjuan një shpërthim i madh.
“Ne as nuk mund të vraponim”, ka thënë Danjuma Salisu, një e mbijetuar, nga shtrati i saj në spital, ku po trajtohej për lëndime në dorë dhe këmbë.
Sipas raporteve lokale, fshatarët u larguan nga zona, nga frika e sulmeve të mëtejshme. Zyrtarë të ushtrisë dhe përfaqësues nga qeveria e shtetit Kaduna kanë takuar pleqtë e fshatit, duke premtuar se të prekurit do të kompensohen.
Ushtria ka thënë se kishte kryer “një mision rutinë kundër terroristëve, por pa dashje kishte prekur anëtarët e komunitetit”. Ushtria s’dha shifra të viktimave apo nuk shpjegoi se si kishte ndodhur aksidenti, por banorët vendas thanë se 85 njerëz, shumë prej tyre gra dhe fëmijë, ishin vrarë.