Botë

Bomba e Luftës së Dytë Botërore shpërtheu në afërsi të bregdetit danez

 

Një bombë e madhe e kohës së Luftës së Dytë Botërore ka shpërthyer në ujërat në afërsi të Langelandit, një ishull në jug të Danimarkës, raporton “BBC”.

Një peshkatar njoftoi menjëherë autoritetet daneze pasi bomba e rëndë 130 kilogramë i ishte kapur në rrjetë të peshkimit.