Botë

Negociatat mes Izraelit dhe Hamasit po vazhdojnë edhe pas rinisjes së sulmeve

Ministria e Jashtme e Katarit, nëpërmjet një deklarate ka bërë të ditur e negociatat mes Izraelit dhe Hamasit janë duke vazhduar pavarësisht rifillimit të sulmeve.

“Negociatat mes dy palëve po vazhdojnë me qëllim kthimin e një armëpushimi”, thuhet në deklaratë, shkruan CNN.

Ministria shtoi se “bombardimi i vazhdueshëm i Rripit të Gazës në orët e para pas përfundimit të armëpushimit ndërlikon përpjekjet e ndërmjetësimit dhe përkeqëson katastrofën humanitare në rrip”.

Mes tjerash, autoritetet e Katarit i kanë bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që "të lëvizë shpejt për të ndaluar dhunën".

“Katari dënoi çdo shënjestrim ose zhvendosje të detyruar të civilëve në Gaza dhe bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm për të siguruar rrjedhjen e papenguar të ndihmave në rrip” thuhet në deklaratë.