Kryeministri i ri i Zelandës së Re planifikon ta ndalojë përdorimin e telefonave në shkolla dhe të shfuqizojë kontrollet e duhanit në agjendën ambicioze që e publikoi të mërkurën për 100 ditët e para në detyrë.
Christopher Luxon përshkroi 49 vendime që ai theksoi se qeveria e tij konservatore synonte të ndërmerrte gjatë tre muajve të ardhshëm. Ligji i parë i ri që ai planifikon të miratojë është shkurtimi i mandatit të bankës qendrore për t’u fokusuar thjesht në mbajtjen nën kontroll të inflacionit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShumë nga veprimet në planin 100-ditor përfshijnë shfuqizimin e iniciativave nga qeveria e mëparshme liberale, e cila kishte qenë në detyrë për gjashtë vjet. Përpjekjet e reja përfshijnë një plan për ta dyfishuar prodhimin e energjisë së rinovueshme.
Luxon ka thënë se shumë nga masat kishin për qëllim përmirësimin e ekonomisë. Shumë nga planet po rezultojnë të diskutueshme, duke përfshirë atë për të shfuqizuar kufizimet e duhanit, i miratuar vitin e kaluar nga qeveria e mëparshme.