Botë

Shefi i NATO-s thotë se lufta në Ukrainë dallon nga ajo në Gazë

 

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha të martën se ligji ndërkombëtar duhet të vlejë për çdo konflikt, por shtoi se lufta në Ukrainë dallon shumë nga lufta në Gazë, në një përgjigje ndaj akuzave se Perëndimi po përdor standard të dyfishtë për këto dy luftëra.

Liderët arabë i kanë akuzuar vendet e Perëndimit se nuk po e përdorin standardin e njëjtë për luftën e Izraelit në Gazë, e cila nisi si përgjigje ndaj sulmit vdekjeprurës të Hamasit – grupit radikal palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE – në Izrael më 7 tetor, që e kanë përdorur për luftën e Rusisë në Ukrainë.