Botë

Ish-trafikanti italian i drogës ofron ishullin e tij në Dubai për ulje të dënimit

 

Një ish-trafikant droge, i kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë, Raffaele Imperiale, i ka ofruar autoriteteve italiane një ishull artificial që zotëron në brigjet e Dubait me shpresën për të marrë ulje të dënimit, shkruan The Guardian.

Njoftimi u bë gjatë gjyqit në Napoli të hënën, ku përfshiheshin rreth 20 të pandehur, duke përfshirë Imperialen, që ka nofkën “bosi Van Gogh”, trafikant ndërkombëtar droge për Camorran, mafian napolitane.