Botë

Koreani shtypet për vdekje nga roboti

Descriptive Text

Një burrë është shtypur për vdekje nga një robot në Korenë e Jugut pasi dështoi ta bënte diferencën mes tij dhe kutive të ushqimit me të cilat po punonte.

Incidenti ndodhi kur burri, punëtor i një kompanie robotësh, po inspektonte robotin.

Roboti duke e ngatërruar burrin me një kuti perimesh, e kapi dhe e shtyu trupin e tij drejt mekanizmit robotik duke ia shtypur fytyrën dhe kraharorin, ka raportuar media koreane Yonhap.

Ai u dërgua në spital, por vdiq më pas.

Roboti ishte përgjegjës për ngritjen e kutive me speca dhe transferimin e tyre.