Botë

Trump merr vendim të ri, lejon irakianët të udhëtojnë drejt SHBA-së

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka marrë vendim të ri për ndalimin e hyrjeve nga qytetarët e gjashtë shteteve myslimane.

Vendimi i ri që hyn në fuqi më 16 mars, nuk do të ndalojë më udhëtimet nga Iraku, një nga shtatë shtetet që ishin në vendimin e parë.

Ndalimi 90 ditësh vlen për Iranin, Libinë, Somalinë, Sirinë, Sudanin dhe Jemenin.