Botë

Ndahet “Nobeli” për fizikë

 

Fizikanëve Pierre Agostini, Federenc Krausz dhe Anne L’Huillier iu nda të martën çmimi “Nobel” për fizikë, për krijimin e rrezeve të dritës që mundësojnë “fotografimin” e lëvizjeve të shpejta të elektroneve.

Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave në Stokholm njoftoi për vendimin, duke e arsyetuar se laureatët “i dhanë njerëzimit mjete të reja për të eksploruar botën e elektroneve brenda atomeve dhe molekulave”.