Gjendje emergjente është shpallur në New York pas përmbytjeve nga shiu i rrëmbyeshëm.
Sistemet e metrosë, rrugët dhe autostradat janë përmbytur, teksa një terminal i aeroportit LaGuardia është mbyllur përkohësisht të premten.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAutoritetet njujorkeze kanë thënë se stuhia është shumë e rrezikshme dhe kërcënon edhe jetët e njerëzve.
Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve që të qëndrojnë në vende të sigurta dhe të mos udhëtojnë nëpër rrugët e vërshuara nga uji.
Në New York disa metro janë të përmbytura dhe është jashtëzakonisht e vështirë lëvizja nëpër qytet.
Shërbimet emergjente kanë shpëtuar 15 persona që ishin bllokuar nëpër automjete, ndërkaq tre të tjerë janë shpëtuar nga bodrumet e shtëpive.
Disa metro të New Yorkut janë suspenduar krejtësisht, ndërkaq disa stacione janë mbyllur.