Botë

Mbyllja e Qeverisë amerikane shmanget për 45 ditë

Përballë pakënaqësisë nga republikanët radikalë, kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy ka arritur që ta shtyjë mbylljen e qeverisë për 45 ditë.
 

Që nga vitet ‘70 kanë ndodhur 20 mbyllje të Qeverisë, sipas të dhënave të Shërbimit të Kërkimeve të Kongresit. Mbyllja e fundit ishte edhe më e gjata, që zgjati për 35 ditë nga dhjetori i vitit 2018 deri në janar të vitit 2019, pas një mosmarrëveshjeje për sigurinë kufitare.

Dhoma e Përfaqësuesve ka shmangur mbylljen e qeverisë, duke shtyrë për 45 ditë këtë proces, për të fituar kohë për miratimin e projektligjit të shpenzimeve.

Përballë pakënaqësisë nga republikanët radikalë, kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy ka bërë përpjekje që të arrihet marrëveshja për shtyrje të mbylljes për 45 ditë, por në marrëveshjen e fundit nuk është përfshirë ndihma për Ukrainën.