Një burrë vdiq dhe një tjetër u shtrua në spital të shtunën në Australi pasi një balenë goditi dhe përmbysi anijen e tyre gjatë një ekspedite peshkimi, thanë autoritetet, shkruan BBC.
Policia ka thënë se viktima fillimisht u tërhoq me shenja jete në brigjet e Sydneyt, por vdiq më vonë, ndërsa i lënduari është në gjendje stabile.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMinistri i Shtetit për Shërbimet e Emergjencave, Jihad Dib, ka thënë se ishte një incident i frikshëm.
Policia nuk identifikoi llojin e balenës.
Vija e gjerë bregdetare e Australisë është shtëpia e 10 llojeve të mëdha dhe 20 llojeve më të vogla balenash. Vdekjet e njerëzve nga balenat në rajon janë të rralla.