Shërbimet e sigurisë dhe të inteligjencës së Burkina Fasos kanë penguar përpjekje për grusht shtet të martën, sipas qeverisë ushtarake të vendit, shkruan BBC.
Qeveria pretendon se oficerët dhe të tjerët kishin planifikuar të destabilizonin vendin.
Kanë kaluar vetëm më pak se një vit që kur presidenti i përkohshëm Ibrahim Traore mori pushtetin.
Burkina Faso përjetoi dy grusht shtete në vitin 2022. Vendi po përballet edhe me një kryengritje islamike.
Në një deklaratë, autoritetet thanë se ishin bërë disa arrestime, pa dhënë detaje specifike.
Ka pasur raporte të fundit për pakënaqësi brenda ushtrisë.
Të martën, spekulimet për rebelim në rritje bën që qindra njerëz të dilnin në rrugët e kryeqytetit, Ouagadougou, në mbështetje të juntës.
Në të njëjtën ditë, autoritetet pezulluan revistën e lajmeve në gjuhën franceze Jeune Afrique, duke e akuzuar atë për publikimin e artikujve që diskreditonin forcat e armatosura.
Grusht shteti në shtetet afrikane është bërë goxha i shpeshtë. Vetëm në muajt e fundit, qeveritë demokratike u përmbysën në Niger dhe Gabon.