Botë

Roli i Evropës në prodhimin e dronëve vrasës të Rusisë

Sipas një dokumenti të Ukrainës, të siguruar nga “The Guardian”, 52 pjesë elektrike të dronëve iranianë ishin të prodhuara nga kompanitë perëndimore
 

Dronët kamikazë iranianë, të përdorur nga Rusia në sulmet e fundit në Ukrainë, kanë pjesë përbërëse, të prodhuara në Evropë, sipas një dokumenti sekret të dërguar nga Kievi për aleatët e tij perëndimorë. Në dokument bëhet edhe thirrje për furnizim të Ukrainës me raketa me rreze të gjatë veprimi, me qëllim të sulmimit të bazave të prodhimit në Rusi, Iran dhe Siri

(The Guardian) - Në një dokument prej 47 faqesh, të dorëzuar nga Qeveria e Ukrainës, tek qeveritë e vendeve anëtare të G7-s, në muajin gusht, pretendohet se ka pasur më shumë se 600 sulme në qytetet ukrainase, ku janë përdorur mjete ajrore pa pilot (UAV), pjesët përbërëse të të cilëve kanë origjinë perëndimore.

Sipas dokumentit, të siguruar nga gazeta e njohur britanike “The Guardian”, 52 pjesë elektrike të prodhuara nga kompanitë perëndimore u gjetën në dronin Shahed-131 dhe 57 pjesë të tjera në modelin Shahed-136, i cili ka rreze fluturimi prej 2 mijë kilometrash dhe shpejtësinë e fluturimit prej 180 kilometrash në orë.