Botë

Beteja e brigadës më të mirë të Ukrainës

Ekipi i agjencisë së lajmeve “Associated Press” ka qëndruar dy javë me brigadën me qëllim që të tregojë për shpejtësinë dhe koston e kundërofensivës. (Foto: AP)
 

Një ekip i agjencisë së lajmeve “Associated Press” për dy javë ka qëndruar me brigadën e sulmit në vijën e frontit në Ukrainë. Brigada e tretë e sulmit përbëhet krejtësisht nga vullnetarët, mirëpo konsiderohet si brigada më e mirë dhe më me përvojë në vijën e frontit. Ushtarët e kësaj brigade kanë luftuar non-stop që prej muajit janar.

Të tensionuar dhe shumë të përqendruar janë ushtarët ukrainas në hyrje të fshatit Andriivka. Ushtari nga brigada e sulmeve merr urdhrat për të zënë pozicionin.

Urdhrat jepen nga një distancë më e largët. Fshati Andrivka është rrugës për qytetin Bakhmut, të cilin Rusia e ka pushtuar, por është bërë simbol i kundërofensivës ukrainase.