Botë

Netanyahu thotë se pakti me Arabinë Saudite është çështje muajsh

 

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, në një intervistë për televizionin amerikan Fox News të premten mbrëma, ka thënë se është shumë i lumtur që princi saudit i kurorës e ka konfirmuar se është shumë afër normalizimi mes dy shteteve.

Mirëpo kryeministri izraelit ka tërhequr vërejtjen se mundësia e bisedimeve është brenda muajve të ardhshëm. Të mërkurën, princi i kurorës, Mohammed bin Salman, ka thënë se bisedimet me Izraelin nënkuptojnë mundësinë e normalizimit të marrëdhënieve, por mbetet çështje shumë e rëndësishme trajtimi i palestinezëve. Ai ka refuzuar të tregojë se çfarë kanë kërkuar sauditët për palestinezët.