Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Të paktën gjashtë të vdekur nga zjarri në fabrikën e Tajvanit

Të paktën gjashtë persona kanë vdekur dhe 98 të tjerë janë lënduar nga shpërthimi në fabrikën e topave të golfit në Tajvan. Autoritetet tajvaneze kanë thënë se katër persona rezultojnë ende të zhdukur.

Operacionet e kërkim-shpëtimit kanë vazhduar të shtunën teksa zjarri në fabrikë është ende aktiv.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Tre zjarrfikës janë në mesin e të vdekurve. Trupat e tyre janë gjetur në katin e parë të fabrikës. Shkaqet e shpërthimit ende nuk dihen.