Botë

Polonia ndal furnizimin me armatim për Ukrainën

Ushtari polak duke drejtuar tankun gjerman Leopard 2 në stërvitjet ushtarake. Stërvitjet ishin pjesë e ndihmës ushtarake të BE-së për Ukrainën
 

Përplasja për eksportin e grurit ukrainas ka shtyrë Poloninë që të ndalë furnizimin me armatim për Ukrainën. Kryeministri polak ka thënë se nuk mund ta rrezikojë tregun duke lejuar importin e grurit nga Ukraina, teksa presidenti Zelensky ka thënë se disa shtete evropiane po bëjnë dramë me grurin e saj

Një prej aleateve më të vendosura të Ukrainës, Polonia, ka vendosur që të mos e furnizojë me armatim fqinjën e saj, për shkak të përplasjes diplomatike në lidhje me grurin.

Kryeministri Mateusz Morawiecki ka deklaruar se fokusi i Polonisë është vetëmbrojtja me armë edhe më moderne.