Botë

Skandali i tunelit në Mal të Zi, kryetari i Gjykatës tregon çka u vodh

 

Kryetari i Gjykatës së Lartë të Podgoricës, Boris Saviq, ka thënë se pas zbulimit të tunelit në depon e gjykatës, është konstatuar se në pesë lëndë në proces mungonin armët.

Këshilli Gjyqësor i Malit të Zi diskutoi për tunelin e hapur nën Gjykatën e Lartë dhe përgjegjësinë eventuale të kreut të atij institucioni, Boris Saviq, shkruan portali RTCG.