Rrugët e Leviras në Portugali janë vërshuar nga vera e kuqe e rrjedhur si pasojë e një incidenti të ndodhur në një fabrikë pijesh alkoolike lokale, raportoi të mërkurën “The Guardian”.
Destilaria Levira, një distileri vere e vendosur në fshatin sao Lourenço do Bairro, ka njoftuar se rrjedhja e verës u shkaktua pasi dy magazina që mbanin verën kanë shpërthyer të dielën.
Nuk është raportuar për të lënduar nga ky incident, teksa shkaku i shpërthimit është ende duke u hetuar.
Distileria po ofron të paguajë për çdo dëm të shkaktuar nga vera dhe u kërkoi banorëve të fshatit që të bëjnë regjistrime fotografike të dëmit që u është shkaktuar.
Siç është bërë e ditur, rreth 2.2 milionë litra verë kanë përmbytur rrugët si pasojë e këtij shpërthimi.
Kazanët ishin përdorur për të ruajtur verën e tepërt. Portugalia, së bashku me vendet e tjera prodhuese të verës si Franca, tani ka një mbiofertë për shkak të rënies së konsumit.