Botë

Koreja Jugore kërcënohet me raketa nga fqinja veriore

Ushtria e Koresë së Jugut ka mbajtur ushtrimet më të mëdha ushtarake vetëm një ditë pasi fqinja e saj veriore e kërcënoi me testimin e raketave balistike.

Për stërvitjet e sivjetme, Koreja e Jugut ka bashkëpunuar me ushtrinë amerikane.

Dy ushtritë do të mbajnë 30 ushtrime fushore gjatë 11 ditëve të ardhshme.

Ndërkaq, mediat shtetërore të Koresë Veriore kanë publikuar fotografitë e lansimit të raketave balistike.

Këtë lansim e ka mbikëqyrur diktatori Kim Jong-Un.

Sipas shtetit diktatorial, raketat kishin cak Korenë e Jugut dhe aleatët e saj.

Koreja Jugore ka thënë se dy raketa të veri-koreanëve kanë udhëtuar për më shumë se 360 kilometra para se të shpërthenin në ujërat lindore të Gadishullit Korean.

Është konfirmuar se raketat janë lëshuar nga kryeqyteti i Koresë së Veriut.

Sipas këtij shteti, lëshimi i raketave ishte testim në rast të ndonjë kërcënimi nga shteti jugor.

Koreja Veriore ka thënë se testimi është reagim ndaj ushtrimeve ushtarake që ka zhvilluar Koreja e Jugut me SHBA-në.