Botë

Donald Trump thyen heshtjen

Ish-presidenti Donald Trump ka postuar në X pas dorëzimit të tij në një prej burgjeve të Georgias për komplot të përmbysjes së rezultateve të zgjedhjeve të vitit 2020.

Llogaria e tij ishte suspenduar përkohësisht pas trazirave në Capitol në janar 2021, por u riaktivizua pasi Elon Musku e bleu Twitterin vitin e kaluar.

Megjithatë, Trump nuk kishte postuar në llogarinë e tij deri tash, raportoi BBC.

Postimi i parë i tij ishte fotografia e tij e arrestimit e cila u bë publike një ditë më parë, me mbishkrimin “Kurrë mos u dorëzo”.