Botë

Mbyllet tuneli hekurudhor i Zvicrës, më i gjati në botë, pasi treni del nga shinat

Pasagjerët e trenave midis Zvicrës veriore dhe jugore do të duhet të anashkalojnë tunelin më të gjatë të trenit në botë dhe t’i kthehen rrugës më të gjatë piktoreske tani për muaj të tërë, pasi një tren mallrash doli nga shinat dhe shkatërroi binarët.

Askush nuk u lëndua, por dëmet konsiderohen të jenë të mëdha. Fotografitë nga vendi i ngjarjes treguan ndër të tjerash, shishe vere përgjatë shinave.

Tuneli është një udhë kyçe për dërgesat me produkte ushqimore dhe mallra, veçanërisht mes Gjermanisë drejt Italisë, raportoi Guardian.

Njëra anë e tunelit që nuk është dëmtuar duhet të jetë funksionale, kanë thënë autoritetet, por trenat për pasagjerë do të duhet të presin për muaj.

Rreth tetë kilometra shina dhe 20,000 lidhje betoni hekurudhore duhet të zëvendësohen. Riparimi mund të zgjasë deri në fund të këtij viti.